Sistemi më i avancuar dhe më i kompletuar për menaxhimin e përgjithshëm të biznesit të rent-a-car në Kosovë dhe Shqipëri.
Gabime në kalkulimin e ditëve, mbingarkim i rezervimeve (double-booking), kontrata të humbura në letër dhe mungesë e plotë e raporteve të fitimit neto.
Sistemi llogarit automatikisht çmimet dhe ditët, parandalon mbingarkimet, menaxhon flotën 24/7 dhe dërgon njoftimet direkt në WhatsApp e Viber.
Çdo modul është i dizajnuar thjeshtë që të përdoret pa pasur njohuri paraprake teknologjike.
Klientët tuaj mund të rezervojnë vetura në çdo kohë përmes sistemit online. Asnjë rezervim i humbur më!
Dërgoni kontratat dixhitale, detajet e lokacionit ose konfirmimet e rezervimit automatikisht direkt në numrin e klientit.
Kategorizoni veturat në kohë reale: Në dispozicion, E rezervuar, Në servis, apo Jashtë funksionit.
Ruani historikun e plotë të qirave, kopjet e dokumenteve (ID/Patentë) dhe ndiqni listën e zezë të klientëve problematikë.
Shikoni fitimin e saktë për çdo veturë, ndjekni shpenzimet dhe merrni raporte të detajuara grafike dhitore dhe mujore.
Sistemi ju paralajmëron automatikisht para skadimit të regjistrimit të veturave, kontrolleve teknike apo serviseve të rregullta.
Punëtorët shënojnë vetëm rezervimet e reja, të dhënat financiare dhe ndryshimet kritike menaxhohen vetëm nga ju.
| Aksesi në Funksione | Paneli i Pronarit | Aplikacioni i Stafit |
|---|---|---|
| Regjistrimi i rezervimeve të reja dhe krijimi i kontratave | ||
| Ndryshimi i çmimeve standarde ditore për veturat | ||
| Shikimi i raporteve vjetore të fitimit të pastër | ||
| Fshirja apo anulimi i kontratave ekzistuese |
Plotësoni formën e shkurtër dhe ekipi ynë do t'ju kontaktojë brenda ditës për t'ju hapur llogarinë tuaj testuese krejtësisht falas.